Munishi: “Ma shumë ka pas sprinta doktori i Dritës sesa lojtarët, duhet me ja dyfishu mëditjen” - Gazeta Express
string(91) "munishi-ma-shume-ka-pas-sprinta-doktori-i-drites-sesa-lojtaret-duhet-me-ja-dyfishu-meditjen"

Munishi: “Ma shumë ka pas sprinta doktori i Dritës sesa lojtarët, duhet me ja dyfishu mëditjen”

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 11:22

Ismet Munishi ka dhuruar spektakël në emisionin “Favorit” në T7 mbrëmë me perlat e tij të radhës.

Analisti i emisionit teksa ishte duke e analizuar përballjen mes Dukagjinit dhe Dritës, e ktheu në komedi rastin e zhagitjes së lojës që e bënë lojtarët gjilanas, pasi thotë se më shumë u angazhua dhe vrapoi doktori i klubit në pjesën e dytë sesa vetë futbollistët, të cilët përmes shtrirjeve mundoheshin të fitonin në kohë, në mënyrë që ta fitonin lojën në Klinë.

Lexo Edhe:

Trajneri kosovar tutje shton se qe një kohë të gjatë nuk e ka parë një zhagitje të tillë të lojtarëve dhe një dominim të një skuadre ndaj Dritës, e cila barazoi në fundjavë me Dukagjinin, 1:1, shkruan “Gazeta Express”

“Asnjë skuadër nuk e kam pa duke e dominu Dritën si në lojën me Dukagjinit. Janë edhe të lodhur pasi vijnë prej përballjes 120 minutëshe në Kupë dhe vijnë prej problemeve brenda klubit. Moti s’kam parë një skuadër duke u munduar që ta zhagisë lojën, në pamundësi që të vrapojnë dhe të luajnë”, deklaroi fillimisht Munishi në “Favorit”.

“Ka pas shumë pak lojë efektive, lojtari që ka vrapuar më së shumti në skuadrën e Dritës ka qenë doktori i klubit, sesa futbollistat. Më shumë sprinta ka pas doktori i Dritës, mu ka dhimt shumë se ka pas shumë punë, duhet me ja dyfishu mëditjen”, vazhdoi trajneri kosovar.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/