Osmani: Mickoski arriti të rikthejë një kujtim tek shqiptarët për robërinë dhe nënshtrimin 100-vjeçar - Gazeta Express
string(100) "osmani-mickoski-arriti-te-riktheje-nje-kujtim-tek-shqiptaret-per-roberine-dhe-nenshtrimin-100-vjecar"

Ballina

Gazeta Express

29/04/2024 11:55

Osmani: Mickoski arriti të rikthejë një kujtim tek shqiptarët për robërinë dhe nënshtrimin 100-vjeçar

Ballina

Gazeta Express

29/04/2024 11:55

Ministri i MPJ së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar rritjen e tensioneve politike në vend pas deklaratave të liderit të OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, lidhur me kujtesën të robërisë shqiptare nën Jugosllavi.

“Kjo acaron një nerv që menduam se ishte thellësisht i fshehur, për të sjellë një kujtim nga Jugosllavia kur Beogradi thoshte pavarësisht se çfarë do, Rahman Morina është ai që do t’ju përfaqësojë dhe ai qeshte me cinizëm. Kjo përpjekje për të degraduar dinjitetin e çdo shqiptari, por edhe të qytetarëve nga komunitetet, mobilizoi popullin”, Osmani.

Lexo Edhe:

Ai tha se si “Front Europian” kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarët se kjo që po ndodh tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare, nuk është çështje zgjedhjesh mes “Frontit Europian” dhe “VLEN”.