55 vjet nga krijimi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut - Gazeta Express
string(67) "55-vjet-nga-krijimi-i-ministrise-se-jashtme-te-maqedonise-se-veriut"

55 vjet nga krijimi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut

Ballina

Gazeta Express

29/04/2024 11:56

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut feston sot 55 vjetorin e ekzistencës së saj.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me rastin e Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme do të mbajë konferencë për media, të cilën dje e ka shënuar edhe klubi diplomatik nga Shkupi. Dita e Diplomacisë Maqedonase me mbjellje pemësh para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vizitë në Muzeun Memorial KAÇKM-së në Pelincë.

Lexo Edhe:

Diplomacia maqedonase fillimet e saj i ka në Byronë për Marrëdhënie me Jashtë e themeluar në vitin 1969. Republika e Maqedonisë kishte diplomatët e saj që punonin në diplomacinë jugosllave në Beograddhe jashtë vendit, si dhe në autoritetin republikan për marrëdhëniet me jashtë. Në vitin 1991 ky organ u shndërrua në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme kryen punët lidhur me punët e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme diplomatike të kësaj ministrie ishte kryesimi i OSBE-së, i cili u shënua vitin e kaluar 2023, kur vendi ynë priti Samitin e OSBE-së.