ASK: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të jenë interesante e befasuese, serbët në veri po refuzojnë - Gazeta Express
string(105) "ask-te-dhenat-e-regjistrimit-te-popullsise-do-te-jene-interesante-e-befasuese-serbet-ne-veri-po-refuzojne"

ASK: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë do të jenë interesante e befasuese, serbët në veri po refuzojnë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 11:52

Serbët e veriut po hezitojnë të regjistrohen, por ata në jug të Ibrit po “regjistrohen në mënyrë masive”, tha kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati në një konferencë për media.

“Komuniteti serb (në veri) ende heziton në mënyrë masive“, tha Kastrati.

Lexo Edhe:

Ai njoftoi se deri dje “janë regjistruar më shumë se 891.000 banorë të Kosovës”, ndërsa foli për procesin e regjistrimit që nisi më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Për pjesëmarrjen e serbëve të veriut në këtë proces, Kastrati tha se kanë biseduar me institucione ndërkombëtare në vend.

“Ata duhet të dinë se kjo është një e mirë edhe për ata, për të ditur numrin e atyre që jetojnë në këto komuna. Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston”, tha Kastrati.

Lista Serbe iu ka bërë thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë së Kosovës.

Kastrati paralajmëroi veprime sipas ligjit, pa specifikuar se çka, ndërsa pranoi se thirrja e Srpskas pati ndikim te pjesa veriore e qytetarëve.

“Nëse komuniteti në atë pjesë nuk merr pjesë, ne do të bëjmë një vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare”, tha kreu i ASK-së.

Ditët e fundit, Kastrati tha se ka pasur një numër të madh të qytetarëve që u regjistruan.

Të dhënat preliminare të regjistrimit të popullsisë, Kastrati tha se mund të publikohen në pjesën e dytë të qershorit.

“Të dhënat do të jenë interesante edhe befasuese, sidomos te struktura e popullsisë, ndoshta edhe te mosha mesatare”, tha ai.