“Mos prek me dorë, jam i sëmurë” Momenti kur ish- deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet nga policia - Gazeta Express
string(91) "mos-prek-me-dore-jam-i-semure-momenti-kur-ish-deputeti-eduart-ndocaj-shoqerohet-nga-policia"

“Mos prek me dorë, jam i sëmurë” Momenti kur ish- deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet nga policia

Gazeta Express

23/10/2020 11:29

Ish deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar nga policia këtë të premte, gjatë një ceremonie për inaugurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës në fshatin e tij të origjinës (Fishtë- Lezhë).

Ndocaj kishte shkuar për të marrë pjesë në inaugurim ashtu si shumë banorë të zonës, por është ndaluar nga forcat e policisë me argumentin se nuk kishte ftesë për të ndjekur ceremoninë ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama.

Lexo Edhe:

Ish deputeti ka shpërndarë një video ku shprehet se po shkonte në ceremoni, porse disa pjesëtarë të policisë dhe Gardës së Republikës e kanë ‘rrethuar’ dhe shoqëruar drejt komisariatit me anë të një furgoni policie

Në video duken momentet kur Ndocaj i kërkon policisë që të mos e prekin, pasi sipas tij ‘ai është i sëmurë’ për shkak të një operimi të kryer.

(Pamjet e percjella nga abcnews)

Një moment duket edhe polici që i merr celularin nga dora, i cili ishte duke filmuar./Express