Raportimet për punësime të anëtarëve  në Qeveri, reagon Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(91) "raportimet-per-punesime-te-anetareve-ne-qeveri-reagon-sekretari-organizativ-i-vetevendosjes"

Raportimet për punësime të anëtarëve  në Qeveri, reagon Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 13:51

Sekretari organizati i Lëvizjes Vetëvendjsje Alim Rama, ka reaguar rreth një raportimi për punësimin e njerëzve të VV-së në Qeverin e Kosovës. Ai është munduar që nëpërmjet një reagimi në Facebook, t’i arsyetojë punësimet partiake për te cilat u publikua një dosje me emra në “KallxoPërnime”.

Duke e quajtur raportim manipulativ, Rama thotë se dokumenti që u paraqit në emisionin për të cilin ai po reagon, konfirmon punësimin aktual ose të mëhershëm të tyre, sikurse edhe çdo punëdhënës tjetër.

Lexo Edhe:

“Lëvizja VETËVENDOSJE! aktualisht në organizatë i ka të punësuar mbi 80 persona dhe me qindra që kanë qenë të punësuar më herët. Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! është njëherësh edhe punëdhënës”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, dokumenti që u publikua të cilin thotë se u manipulua, i takon secilit të punësuar që ka punuar apo punon në çfarëdo organizate.

“Madje është obligim që t’i jepet secilit punonjës për kohën sa ka punuar. Dokument të tillë ne lëshojmë vazhdimisht për të angazhuarit tanë. Ata pastaj mund ta përdorin atë si dëshmi të përvojës dhe performancës në kuadër të aplikimit të tyre në konkurse për punësim si në sektorin privat ashtu edhe në publik. Por si në çdo rast tjetër, letër rekomandimi nga punëdhënësi i fundit, nuk garanton punësim. Letër rekomandimi i lëshuar nga Lëvizja nuk përbën ndonjë dallim” ka shkruar ai.

“Si sekretar organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë jam përgjegjës për nënshkrimin e kontratave të secilit të punësuar, rrjedhimisht edhe për konfirmimin nëse kanë qenë të punësuar më herët sipas dokumentacionit përkatës”.

Reagimi erdhi pasi Kallxo ka publikuar një dokument të datës 11.01.2024 kur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishe filluar procedurat për angazhimin e 10 ekspertëve për ‘Programin e Banimit të Përballueshëm në Kosovë’.

Për angazhimin e ekspertëve, kësaj Ministrie ju desh t’i filloj procedurat e tenderimit.

Mediumi  ka kuptuar se janë kërkuar ekspertë të ndryshëm dhe të dhënat tregojnë që të paktën 30% e njerëzve që e kanë fituar punën si ekspertë në tender kanë lidhje direkte me partinë Lëvizja Vetëvendosje.

Ekspertët e përzgjedhur që kanë lidhje me Vetëvendosjen janë: Abdyl Gashi, ish kryetar i Vetëvendosjes në Artanë, Atdhe Arifi është njeri i Vetëvendosjes në Prishtinë dhe Ibrahim Ajupi, ish kryetar i Vetëvendosjes në Dragash me letër rekomandimi prej VV-së.

Të tre së bashku, për 12 muaj pune si ekspertë do marrin mbi 30 mijë euro.

Angazhimin e ekspertëve e ka komentuar edhe vet ministri Aliu.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni se angazhimi është bërë me letër rekomandim të Vetëvendosjes.

“Unë nuk e di që është bërë në atë mënyrë por e di që janë angazhuar. Me ndonjë rekomandim të veçantë nuk ka pasur. Nuk janë ata vetëm disa njerëz të partisë, aty ka pasur një konkurs të qartë, ka pasur të angazhuar edhe shumë të tjerë”, ishte arsyetimi i ministrit Aliu.