Kryetari i Deçanit demanton IKSHPK’në: Në dy ditët e fundit kemi dy raste, e jo katër - Gazeta Express
string(82) "kryetari-i-decanit-demanton-ikshpkne-ne-dy-ditet-e-fundit-kemi-dy-raste-e-jo-kater"

Gazeta Express

16/07/2020 18:38

Kryetari i Deçanit demanton IKSHPK’në: Në dy ditët e fundit kemi dy raste, e jo katër

Gazeta Express

16/07/2020 18:38

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, lidhur me rastet e reja me COVID-19.

Ramosaj ka thënë se në Deçan gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19, dhe jo katër siç janë paraqitur në faqen zyrtare të IKSHPK-së.

Lexo Edhe:

“Në komunën tonë dje dhe sot kanë rezultuar edhe dy raste pozitive me COVID-19, e jo 4 si janë paraqitur në faqen zyrtare të IKSHPK-së.Numri i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 13, andaj ju lutemi që të vendosni maskat, të pastroni duart dhe të mbani distancën.Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 132 raste të reja me COVID-19.