Një grup shqiptarësh, të burgosur në burgun e Santa Maria Maggiore në Venecia të Italisë, janë përleshur me një grup tunizianësh.
Media italiane raporton se ka patur momente dhune të forta në katin e dytë të burgut, ku disa shqiptarë kanë rrahur disa tunizianë. Për ndarjen e sherrit kanë ndërhyrë forcat policore të burgut dhe pas disa minutash, sherri është ndalur.
Si pasojë e sherrit, një tunizian ka mbetur i lënduar rëndë dhe ka përfunduar në njësinë e kujdesit intensiv në spital./Express