Del raporti i ri mjekësor, zbulohet arsyeja e vërtetë që çoi në vdekjen e Maradonës - Gazeta Express
string(82) "del-raporti-i-ri-mjekesor-zbulohet-arsyeja-e-vertete-qe-coi-ne-vdekjen-e-maradones"

Del raporti i ri mjekësor, zbulohet arsyeja e vërtetë që çoi në vdekjen e Maradonës

Futboll

Gazeta Express

01/05/2024 19:06

Më shumë se tre vjet pas vdekjes së tij, rrethanat e vdekjes ende nuk janë përcaktuar qartë. Diego Maradona vdiq nga një atak në zemër, siç njoftoi zëdhënësi i spitalit të mërkurën, 25 nëntor 2020.

Shkaqet e sakta të vdekjes së tij mbeten të paqarta. Tetë profesionistë shëndetësorë u paditën, të akuzuar se e lanë “El Pibe de Oro” në gjendje kritike për orë të tëra pasi shëndeti i tij u përkeqësua.

Lexo Edhe:

Gjyqi i tyre do të nisë më 4 qershor dhe për të vërtetuar pafajësinë e tyre është bërë një kundëranalizë, transmeton Gazeta Express.

Sipas The Sun , kjo analizë thekson se “gëlltitja e një substance toksike” mund të jetë shkaku i vdekjes së tij.

Prandaj sulmi në zemër i Diego Maradonës mund të ketë një origjinë natyrore ose të jetë për shkak të një të ashtuquajturi faktor “të jashtëm”, ​​siç është kokaina.

Më shumë se 200 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin e Buenos Aires, i cili pritet të zgjasë disa muaj.