VLEN: Talat Xhaferi “vulosi përjashtimin” e shqipes nga provimi i jurisprudencës - Gazeta Express
string(77) "vlen-talat-xhaferi-vulosi-perjashtimin-e-shqipes-nga-provimi-i-jurisprudences"

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2026 15:50

VLEN: Talat Xhaferi “vulosi përjashtimin” e shqipes nga provimi i jurisprudencës

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2026 15:50

Koalicioni VLEN ka reaguar duke publikuar një dokument të datës 27 gusht 2019, të nënshkruar nga Talat Xhaferi, të cilin e cilëson si dëshmi të “neglizhencës dhe tradhtisë politike” në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe përdorimit të gjuhës shqipe.

Sipas VLEN-it, në periudhën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, atëherë kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk ka kërkuar harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat për gjuhën shqipe. Në deklaratë thuhet se ligji është shpallur i pranueshëm pa u garantuar përdorimi i gjuhës shqipe në këtë provim.

Koalicioni gjithashtu kritikon faktin se ligji është miratuar me mekanizmin e Badenterit, me mbështetjen edhe të deputetëve shqiptarë të asaj kohe, të cilët sipas tyre nuk kanë insistuar që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. VLEN vlerëson se kjo ka sjellë pasoja për studentët shqiptarë.

Në reagim përmendet edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke u akuzuar se gjatë më shumë se 20 viteve qeverisje me ministra të drejtësisë nga radhët e saj nuk e ka zgjidhur këtë çështje. VLEN i quan reagimet aktuale të BDI-së si “të vonuara” dhe “hipokrite”.

Në fund të kumtesës, VLEN thekson se angazhohet që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar gjuhën si çështje dinjiteti dhe drejtësie. “BDI, që për më shumë se 20 vite ka pasur pesë ministra të drejtësisë nga radhët e saj, nuk e zgjidhi kurrë këtë problem. Sot, ata derdhin lot krokodili dhe dalin në mbrojtje, por dokumentet flasin qartë: ky problem mban vulën e Talat Xhaferit dhe të politikës së tyre. VLEN do të jetë fuqia që ky provim të mbahet në gjuhën shqipe. Sepse gjuha jonë nuk është gjuhë e margjinës, por gjuhë e dinjitetit dhe e drejtësisë”, thonë mes tjerash nga koalicioni VLEN.

Advertisement
Advertisement
Advertisement