Nikolloski: Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit liderë në rajon - Gazeta Express
string(58) "nikolloski-aeroporti-i-shkupit-dhe-i-ohrit-lidere-ne-rajon"

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2026 15:51

Nikolloski: Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit liderë në rajon

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2026 15:51

Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit janë liderë në rajon, konfirmuar edhe mediat ndërkombëtare. Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me një rritje prej 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për këtë vit, nga mbi 390 mijë vende të reja të ofruara, për shkak të ndikimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka një rënie prej rreth 6 mijë vendesh, por pavarësisht kësaj ai mbetet i renditur lart në rajon dhe në këtë segment, raporton portali i specializuar i aviacionit “EX-YU Aviation News”, theksoi Nikolloski.

Ai bëri të ditur se në muajt e parë të këtij viti, dy aeroportet e vendit shënuan një rritje prej 30 për qind në numrin e udhëtarëve dhe rreth 20 për qind në numrin e operacioneve, gjë që konfirmon politikat e Qeverisë për zhvillimin e trafikut ajror në Maqedoni.

“Vetëm që nga fillimi i këtij viti, linja të reja ajrore kanë filluar të operojnë nga Shkupi në Napoli dhe Budapest, si dhe nga Ohri në Milano dhe Bratisllavë. Përveç kësaj, gjatë muajit korrik, linjat për në Katovicë dhe Vrocllav do të fillojnë të operojnë nga Ohri dhe nga Shkupi në Palermo dhe Algero, që do të thotë se në pothuajse dy vjet punë të kësaj Qeverie, janë futur 24 linja të reja ajrore drejt qendrave evropiane, që është një numër rekord i linjave ajrore të sapokrijuara”, kujtoi Nikolloski.

Ai tha se zhvillimi i trafikut ajror mbetet ndër prioritetet e Ministrisë së Transportit dhe siç theksoi, këtë po e dëshmojmë me zbatimin e projektit për rindërtimin, përmirësimin dhe zgjerimin e Aeroportit Shën Apostull Pali në Ohër, i cili do të rrisë më tej kapacitetin për udhëtarë dhe operacionet ajrore.

Zëvendëskryeministri Nikolloski thekson se këtë vit numri i udhëtarëve pritet të kalojë 3,5 milionë, ndërsa vitin e ardhshëm do të arrijë 4 milionë udhëtarë, që është rezultat i modelit aktual të tërheqjes së linjave ajrore.

“Lidhur me situatën aktuale me karburantet, Maqedonia ka një situatë të qëndrueshme, koordinimi është në vazhdim me të gjitha institucionet dhe për momentin trafiku ajror po zhvillohet pa probleme”njoftoi zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk.

Advertisement
Advertisement
Advertisement