Paqe në Podujevë, s’ka gola mes Llapit dhe Prishtinës - Gazeta Express
string(51) "paqe-ne-podujeve-ska-gola-mes-llapit-dhe-prishtines"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 17:05

Paqe në Podujevë, s’ka gola mes Llapit dhe Prishtinës

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 17:05

Dita e shtunë solli ndeshjet e para të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

Ndër dy ndeshjet e ditës së sotme, ishte edhe ajo mes Llapit dhe Prishtinës, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Megjithatë, ndonëse e cilësuar si një derbi, kjo përballje nuk solli gola, me ç’rast ndeshja u mbyll 0-0.

Për Llapin, synim padyshim se ishin tri pikët, pasi po përballet me një luftë të ashpër për mbijetesë.

Ndërkaq, tri pikë të rëndësishme ishin edhe për Prishtinën, me skuadrën e drejtuar nga Alban Dragusha që po Lufton për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

Llapi momentalisht ka 33 pikë në vendin e tetë në tabelë, pozitë që të dërgon në barazh.

Ndërsa, Prishtina është e treta me 44 pikë, pozitë që mund ta humbasë, nëse Gjilani fiton ndeshjen e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement