Barazimi që s’i konvenon asnjërës palë, Ferizaj dhe Prishtina e Re marrin nga një pikë - Gazeta Express
string(85) "barazimi-qe-si-konvenon-5asnjeres-pale-ferizaj-dhe-prishtina-e-re-marrin-nga-nje-pike"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 17:12

Barazimi që s’i konvenon asnjërës palë, Ferizaj dhe Prishtina e Re marrin nga një pikë

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 17:12

Ndeshja mes Ferizajt dhe Prishtinës së Re ishte e një rëndësie të veçantë për të dy skuadrat, që po përballen me një luftë të ashpër për mbijetesë.

Prishtina e Re, sikurse Ferizaj kishte nevojë për tri pikë, që ta mbanin në hapë për një vend në elitë sezonin tjetër, mirëpo dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Kjo pasi ndeshja e sotme, e zhvilluar mes tyre në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës, përfundoi me shifrat prej 1-1.

Ferizaj ishte i pari në epërsi, pasi shënoi me anë të Richards da Silva në minutën e 70-të, duke shpresuar se do t’i ikë Llapit.

Mirëpo, në minutën e 88-të, Astrit Berisha i Prishtinës së Re baraspeshoi shifrat me golin e tij.

Kështu, Prishtina e Re shkon në kuotën e 28-të pikëve në vendin e fundit në tabelë, derisa Ferizaj ka 33 sosh në vendin e shtatë, aq sa ka edhe Llapi një vend më poshtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement