Edhe pse janë larg vetëm disa kilometra, në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga MPB-ja, nga Prokuroria Publike dhe nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ku zhvillohen procedurat kundër ish-kryeministrit të dënuar dhe të pandehur të arratisur, Nikola Gruevski, sepse komunikimi është nëpërmjet postës, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov më 14 prill, pas fitores së mandatarit për qeveri të re në Hungari Peter Magjar, i cili e përmendi Gruevskin në fjalimin fitues, tha se do të kërkojë nga prganet kompetente gjyqësore dhe nga MPB-ja njoftime të hollësishme për lëndët aktuale penale dhe të vjetruara, për aktvendimet, për akakuzat, për kërkesën për vuajtje të dënimeve me burg dhe për vendndodhjen e tij momentale, lëvizjen, gjendjen.
Kërkesat menjëherë janë dërguar nga këto institucione, konfirmojnë kompetentët në Ministrinë e drejtësisë.
Kërkesat sipas ligjit duhej të dërgoheshin me postë. Pastaj edhe përgjigjet nga gjykata, Prokuroria dhe MPB-ja duhej të dërgoheshin me postë. Kur do të mbërrijnë dosjet për Gruevskin, në Ministrinë e Drejtësisë nuk e dinë.
Ato informata do t’i shërbenin Ministrisë së Drejtësisë të shkruajë të dhëna të sakta për statusin e lëndëve penale kundër të arratisurit Gruevski në kërkesën për ekstradim që do ta dërgojnë deri te autoritetet e reja hungareze.
Por, në Ministrinë e Drejtësisë tani thonë se edhe po të mbërrijnë përgjigjet përmes postës, nuk dihet se nëse tani do të dërgohet kërkesa për ekstradim të Gruevskit.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se nuk do të ketë kërkesë për ekstradim të Nikolla Gruevskit, sepse ka azil aktiv të aprovuar. Më 16 prill, Mickoski tha se nëse Gruevski kthehet, shkon drejt në burg, për vuajtje të dënimeve të plotfuqishme me burg për “Parcelat në Vodno” dhe për “Shuplaka në Qendër”.
Nga viti 2019 në kohën e ministres Renata Deskoska, për të arratisurin nuk është bërë asnjë kërkesë për ekstradim para autoriteteve gjyqësore dhe të burgjeve.
Ky veprim vjen pasi kreu i partisë hungareze Tisza, Peter Magyar, i cili fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet e së dielës, njoftoi ekstradimin e ish-kryeministrit maqedonas.
Nikolla Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur u dënua me dy vjet burg pas një aktgjykimi të formës së prerë në rastin “Tanku”. Gruevskit iu dha azil në Hungari bazuar në pretendimet se ishte i persekutuar politikisht nga kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev. Në Hungari ai arriti në mënyrë të dyshimtë, duke kaluar nëpër tre vende të Ballkanit me makina me targa hungareze, përpara se të fluturonte për në Budapest nga aeroporti i Beogradit me një aeroplan qeveritar. Në vitin 2019 gjykata në Hungari zyrtarisht e hodhi poshtë kërkesën për ekstradim nga autoritetet e Maqedonisë. Pasuan edhe kërkesa të tjera, por Budapesti zyrtar i hodhi poshtë të gjitha përpjekjet e autoriteteve maqedonase për ta kthyer të arratisurin në atdheun e tij.
tag_katrorimaqedoni_2
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...