Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në mënyrë zhgënjyese, Barcelona tashmë po e kthen fokusin te planet për verën.
“Blaugranat” ende duhet të sigurojnë titullin në La Liga, për të shpëtuar një sezon të luhatshëm pas dështimeve në Europë dhe në Copa del Rey, por aktualisht kanë një epërsi prej nëntë pikësh në shtatë ndeshjet e fundit ndaj Real Madridit.
Ditë pas eliminimit nga Championsi, u raportua se Barcelona dëshiron të përshpejtojë marrëveshjen për Alessandro Bastonin.
Mbrojtësi i Interit duket të jetë objektivi kryesor për të përforcuar një mbrojtje që ka pësuar gol në çdo ndeshje të Championsit këtë sezon.
Pozicioni tjetër prioritar është ai i sulmuesit qendror, pasi Robert Lewandowski dhe Ferran Torresi nuk kanë bindur në muajt e fundit të sezonit.
Prandaj, erdhi si surprizë kur Barcelona u lidh me Alexander Sorlothin të Atletico Madridit dhe “Piratin” e Kosovës, Vedat Muriqin, që luan te Mallorca si alternativa më të lira për repartin ofensiv.
Sipas raportimeve, Barcelona ka katër prioritete për afatin kalimtar veror.
Njëri prej tyre është një qendërmbrojtës, dhe thuhet se Bastoni është i gatshëm të bëjë gjithçka për të realizuar transferimin.
Julian Alvarezi mbetet opsioni i ëndrrave për sulmin, por pranohet se transferimi i tij është shumë i vështirë, me një buxhet të vendosur rreth 100 milionë euro.
Kjo është arsyeja pse klubi po shqyrton edhe alternativa të tjera.
Dy prioritetet e tjera janë një anësor i majtë për të zëvendësuar Marcus Rashfordin – pasi Barcelona nuk pritet të aktivizojë opsionin e blerjes nga Manchester Unitedi – si dhe qëndrimi i Joao Cancelos.
Portugezi duket se e ka fituar të drejtën për të vazhduar te klubi, por skuadra që zotëron kartonin e tij, Al-Hilal, kërkon një kompensim.
Barcelona është lidhur gjithashtu me disa alternativa për krahun e majtë, përfshirë ish-talente të La Masia si Victor Munoz dhe Jan Virgili.
Anësori i Osasuna konsiderohet si lojtari më i kompletuar, por opsioni i riblerjes nga Real Madridi e bën marrëveshjen të vështirë.
Ai ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, ndërsa një tjetër opsion, Andreas Schjelderup i Benfica, pritet të kushtojë mes 30 dhe 40 milionë euro./GazetaExpress/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...