Vetëvendosjes i dështon tubimi në Malishevë, shihni dallimin me tubimin e NISMA’s në këtë qytet - Gazeta Express
string(99) "vetevendosjes-i-deshton-tubimi-ne%cc%88-malisheve-shihni-dallimin-me-tubimin-e-nismas-ne-kete-qytet"

Vetëvendosjes i dështon tubimi në Malishevë, shihni dallimin me tubimin e NISMA’s në këtë qytet

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 19:42

Në ditën e fundit të fushatës, Lëvizjes Vetëvendosje sot kishte organizuar disa tubime në qytete të ndryshme anekënd vendit, por jo gjithçka kishte shkuar siç kishin planifikuar.

Në disa tubime u vërejtë prezencë e vogël e njerëzve. Madje në Malishevë vetëm dhjetëra persona i ishin përgjigjur ftesës së VV-së për të marrë pjesë në mbylljen e fushatës.

Ky tubim ishte planifikuar të mbahej nga ora 17:00.

Të shumta janë reagimet në rrjete sociale ku krahasohet tubimi i Nismës Socialdemokrate në këtë qytet dhe Vetëvendosjes në Malishevë.