Mesazhi i fundit i Limajt para heshtjes zgjedhore: Faleminderit nga zemra që jeni rreshtuar pas numrit 121 - Gazeta Express
string(111) "mesazhi-i-fundit-i-limajt-para-heshtjes-zgjedhore-faleminderit-nga-zemra-qe%cc%88-jeni-rreshtuar-pas-numrit-121"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 23:31

Mesazhi i fundit i Limajt para heshtjes zgjedhore: Faleminderit nga zemra që jeni rreshtuar pas numrit 121

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 23:31

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një mesazh të gjithë përkrahësve të Nismës dhe bashkëluftëtarëve të tij një orë para fillimit të heshtjes zgjedhor.

Lideri i Nismës i ka falëndëruar dhe është shprehur shumë mirënjohës të gjithëve për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë, në çdo takim që kanë zhvilluar bashkë.

“Falënderim të veçantë për të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së, të cilët janë rreshtuar krah kauzës sonë jetike për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Këto ditë, kam qenë pranë jush, e bashkë me ju, jemi angazhuar për qëllimin e përbashkët, që zëri i UÇK-së të jehojë sa më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet tona”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Limajt.

Ai ka siguruar se angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve të në Nismës Parlament, do të jetë gjithmonë në funksion të ruajtjes dhe promovimit të vlerave më sublime të kombit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Anëtarë dhe përkrahës të Nismës Socialdemokrate,

Të nderuar bashkëluftëtarë,

Ju falënderoj nga zemra dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithë juve për mbështetjen që na keni dhënë këto ditë, në çdo takim që kemi zhvilluar bashkë.

Falënderim të veçantë për të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UÇK-së, të cilët janë rreshtuar krah kauzës sonë jetike për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Këto ditë, kam qenë pranë jush, e bashkë me ju, jemi angazhuar për qëllimin e përbashkët, që zëri i UÇK-së të jehojë sa më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet tona.

Ju siguroj, se angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve tanë në Parlament, do të jetë gjithmonë në funksion të ruajtjes dhe promovimit të vlerave më sublime të kombit.

Sot, cep më cep Republikës, atdhedashës të shumtë të këtij vendi, përtej dallimeve partiake janë rreshtuar “Me Çlirimtarët”, dhe kanë vendosur që të dielën të dalin masovisht për të votuar për numrin 121. Na priftë e mbara!

Voto NISMA 121.