Hajdari: Me mua si deputet dhe PDK’në në krye, do ketë përfaqësim të dinjitetshëm - Gazeta Express
string(78) "hajdari-me-mua-si-deputet-dhe-pdkne-ne-krye-do-kete-perfaqesim-te-dinjitetshem"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 23:42

Hajdari: Me mua si deputet dhe PDK’në në krye, do ketë përfaqësim të dinjitetshëm

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 23:42

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka premtuar përfaqësim të dinjitetshëm të qytetarëve, bashkë me subjektin politik me të cilin po garon.

Hajdari, me anë të ‘Facebook’-ut, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që iu është dhënë, teksa ka njoftuar për mbyllje të fushatës zgjedhore.

“Si deputet i ardhshëm i Republikës së Kosovës, nëse e marr besimin tuaj, gjë për të cilën nuk dyshoj, do të jem jashtëzakonisht vixhilent që, ato që jua thamë në fushatë, të kthehen në program me të cilin do të drejtohet Kosova. Kur më keni mua dhe deputetet e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës duke i artikuluar në organin më të rëndësishëm vendimmarrës të vendit hallet tuaja, do të ndiheni sikur të ishit vetë aty: tek e fundit, kjo është detyra e deputetit”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Fushatës elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme i erdhi fundi. Përgjatë këtyre ditëve, përveç aktivitetit intensiv politik e takimeve të njëpasnjëshme, kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme me përgjigjen entuziaste që qytetari i Kosovës i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës, programit të Rimëkëmbjes dhe mua si kandidat për deputet.

I falenderoj organet e PDK-së, kryetarin dhe kryeministrin e ardhshëm Enver Hoxhaj dhe të gjithë ata që ma besuan kandidimin për rolin më të rëndësishëm politik të Republikës sonë, atë të përfaqësuesit direkt të popullit të Kosovës. Mbi të gjitha, ju falenderoj nga zemra juve qytetarë, që jeni treguar jashtëzakonisht të durueshëm e të interesuar, që në këto kohë të jashtëzakonshme, të na nderoni me prezencën dhe besimin tuaj, për ta dëgjuar programin tonë.

Si deputet i ardhshëm i Republikës së Kosovës, nëse e marr besimin tuaj, gjë për të cilën nuk dyshoj, do të jem jashtëzakonisht vixhilent që, ato që jua thamë në fushatë, të kthehen në program me të cilin do të drejtohet Kosova. Kur më keni mua dhe deputetet e tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës duke i artikuluar në organin më të rëndësishëm vendimmarrës të vendit hallet tuaja, do të ndiheni sikur të ishit vetë aty: tek e fundit, kjo është detyra e deputetit.

Ju falenderoj nga zemra, dhe ju premtoj që, me nder e me respekt, do t’i çoj përpara çështjet e hallet për të cilat kemi diskutuar gjërë e gjatë këto ditë.

Zgjedhjet janë afër, dhe aty qytetari do ta thotë fjalën e vet i pandikuar. Kam bindjen e plotë që do t’i thoni “Jo” populizmave e përrallave, dhe do ta përqafoni, siç e keni dëshmuar në takimet tona masive, programin e vërtetë politik për progresin e vendit: atë të PDK-së dhe Rimëkëmbjes!

I juaji përzemërsisht,