Brikena Karavidaj është një vajzë e re që e do qytetin e bukur të Prizrenit, që kërkon dhe punon me insistim në këtë vend pavarësisht sfidave të mëdha për të jetuar këtu. Ajo është kandidatja më e re e LDK-së për asambleiste në qytetin e Prizrenit e përfaqësuar në listën zgjedhore me numrin 17.
Kryetari i degës së Prizrenit, njëhershmit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni prezantoi kandidaten për asambleiste përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke treguar se Brikena vjen nga një familje që një jetë të tërë me krenari i qëndroi besnike Lidhjes Demokratike.
“Brikena vjen nga një familje që një jetë të tërë me krenari i qëndroi besnike rradhëve të LDK-së. Është mbesa e veteranit të arsimit dhe themeluesit te LDK-së (dega Prizren), të ndjerit Riza Krasniqit dhe vajza e aktivisti tonë të palodhur e ish asambleistit, Vahit Karavidaj”, shkroi Quni.
Brikena është njohëse e katër gjuhëve të huaja dhe ka përvojë në menaxhimi të biznesit. Ajo garon me vlerat dhe potencialin e saj intelektual të formësuar qysh herët. Po ashtu, Brikena ka qenë ndër nxënëset më të dalluara dhe një pianiste mjaftë e suksesshme.
Pra, Brikena kandidon për asambleiste në listën e LDK-së me numër 17.
“Lidhja Demokratike e Kosovës 160, Brikena Karavidaj 17”