Vajza e Bajram Rexhepit në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, Hoxhaj ka disa fjalë për të - Gazeta Express
string(84) "vajza-e-bajram-rexhepit-ne-tubimin-e-pdk-se-ne-mitrovice-hoxhaj-ka-disa-fjale-per-te"

Vajza e Bajram Rexhepit në tubimin e PDK-së në Mitrovicë, Hoxhaj ka disa fjalë për të

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 23:14

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në tubimin që ka mbajtur sot në Mitovicë, ka falenderuar edhe vajzën e Bajram Rexhepit, e cila ishte aty prezente për t’I dhënë përkrahjen.

Hoxhaj, gjatë fjalimit në tubimin e mbajtur me qytetarë në Mitrovicë, vecanërisht ka falenderuar Vanesa Rexhepi, vajzën e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, e cila ishte e pranishme për t’I dhënë përkrahje kandidaturës së tij për Kryeministër.

“Ndjehem i nderuar që së bashku me ne është edhe vajza e ish-kryeministrit tonë, Bajram Rexhepit, Vanesa Rexhepi. Të falenderoj shumë!”, thotë Hoxhaj, derisa masa brohorasin me thirrje përkrahëse.

Në anën tjetër, Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Mitrovica do të bëjë edhe më të madhe fitoren e rimëkëmbjes dhe PDK-së.

VIDEO: