Tragjedi në Itali, makina e parkuar në malore shtyp pas murit shqiptarin teksa punonte - Gazeta Express
string(85) "tragjedi-ne-itali-makina-e-parkuar-ne-malore-shtyp-pas-murit-shqiptarin-teksa-punonte"

Tragjedi në Itali, makina e parkuar në malore shtyp pas murit shqiptarin teksa punonte

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2021 21:10

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Terni dhe punonjës i një kompanie private humbi jetën ditën e enjte pas një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Gemini, shumë pak larg sheshit kryesor. Sipas mediave vendase mësohet se 60-vjeçari indetiteti i të cilit ende nuk dihet është shtypur në një mur nga automjeti i punës i cili ishte parkuar në një zonë të pjerrët.

Lexo Edhe:

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti urgjenca, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia e San Geminit së bashku me stafin e Shërbimit të Parandalimit dhe Sigurisë në Vendet e Punës po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

VIDEO:

https://www.ilmessaggero.it/umbria/san_gemini_operaio_morto_terni_incidente-6109742.html?fbclid=IwAR0ghpsbDEuAK-lgumErESyDrc_fNfufK__3cy064gExNqr-kS0ovkpsVPk