Sërish drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, dy të arrestuar në Tiranë - Gazeta Express
string(68) "serish-droge-me-poste-nga-shba-ne-shqiperi-dy-te-arrestuar-ne-tirane"

Sërish drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, dy të arrestuar në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2024 12:12

Jurgest Luzi, 24 vjeç dhe Skënder Vata, 27 vjeç, u arrestuan ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “California”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit të uniformave blu, dy të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Mesa duket trafikimi i drogës me postë është kthyer në një trend të ri kohët e fundit.

Më 20 mars, policia arrestoi 27-vjeçarin lir Sefa, banues në Tiranë, ndërsa shpalli në kërkim një 21-vjeçar.

Agjentët e antidrogës sekuestruan 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, që u trafikua përmes kutive postare.