“U bë gafë e madhe në shtëpinë e Dritës”, Munishi flet për rastin mes Zymberit dhe liderit të "Intelektualëve” - Gazeta Express
string(105) "u-be-gafe-e-madhe-ne-shtepine-e-drites-munishi-flet-per-rastin-mes-zymberit-dhe-liderit-te-intelektualeve"

“U bë gafë e madhe në shtëpinë e Dritës”, Munishi flet për rastin mes Zymberit dhe liderit të “Intelektualëve”

Sport

Gazeta Express

29/04/2024 0:20

Ismet Munishi sonte në emisionin “Favorit” në T7 ka komentuar rastin e ndodhur në Gjilan ditë më parë, ku drejtori sportiv i klubit të Dritës, Valon Zymberi, bashkë me disa persona tjerë, sulmoi fizikisht liderin e tifo-grupit të “Intelektualëve”.

Zymberi dhe të tjerët të akuzuar për sulmin fillimisht u morën në paraburgim dhe pastaj u liruan. Atyre iu ndalua t’i afrohen personave të caktuar dhe detyrohen të lajmërohen një herë në javë në stacion policor, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk jam situatë t’i jep të drejtë dikujt, ne jemi mësuar me pasë Dritën rival të denjë. Ka qenë një klub që është marrë shembull, është bërë një gafë e madhe në shtëpinë e Dritës. Unë besoj që është dashtë të menaxhohet situata, mos me lanë që të eskalojë deri këtu. Të gjitha palët janë të dëmtuara, e më së shumti imazhi i klubit të Dritës. Është dashur të reagohet më herët”, tha fillimisht analisti i përhershëm i emisionit “Favorit”.

“Është dashur të reagohet më herët.Ku kam qenë kam pas shumë komunikim me tifozë sepse janë pjesë e rëndësishme e një ekipi. Janë ata që e duan klubin pa kushte, tifozët s’bën të injorohen në asnjë mënyrë, pavarësisht se diku mund të kenë të drejtë dhe diku jo në kërkesa, por kjo është çështje krejt tjetër. Klubi duhet të punojë shumë me tifozëri”, shtoi ai.

“Gjilani është qytet i vogël edhe ti nëse lejon për kohë të gjatë të ketë fërkime brenda një klubi, ata normalisht se do të shihen mes vete, për këtë arsye duhet pajtohen gjërat pak më shpejt. Ne e dimë se çfarë tifozëri janë ‘Intelektualët’, për këtë arsye më vije keq që është lejuar të eskalohet deri në këtë masë. Është dashur të reagohet, jo të shikohet se çfarë po ndodhë. Këto situata në sport nuk ia kisha dëshiru as armiqëve tanë, lëre më klubeve tona”, deklaroi Munishi. /Gazeta Express/