Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e Ali Lajçit - Gazeta Express
string(52) "konjufca-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-ali-lajcit"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 23:34

Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e Ali Lajçit

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 23:34

Ka vdekur ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lexo Edhe:

“Me shumë pikëllim e mora lajmin se ka ndërruar jetë ish deputeti, veprimtari e patrioti ynë, Ali Lajçi. Ai do të na mungojë të gjithëve, duke na lënë pas veprimtarinë e tij të gjerë e të shënuar me kontributin e jashtëzakonshëm nëpër dekada”.

“I burgosur politik që prej se u radhit mes organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, ai e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në çdo formë, ashtu siç e kërkonte secila etapë deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Ai ishte edhe kryetar i komunës Komunës së Pejës dhe më pas deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ali Lajçi gjithmonë e përfaqësoi dhe e mbrojti interesin dhe përparimin e kombit e të shtetit tonë. Ngushëllime familjes, të gjithë atyre që e njohën, atyre që e patën mundësinë të ndajnë me të rrugëtimin e jetës dhe veprimtarinë e tij shembullore. Qoftë i paharruar përgjithmonë”, ka shkruar Konjufca. /Gazeta Express