Mbrëmja e sontme (28 prill), sjell gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, sezoni 2025/26.
Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germain i bën konak sonte Bayern Munichut në “Parkun e Princave”, me ndeshjen që nis nga ora 21:00.
PSG-ja vjen në këtë fazë të turneut, pasi e mposhti në çerekfinale Liverpoolin, teksa Bayerni e eliminoi Real Madridin.
Për ndeshjen e sontme, dy trajnerët, Luis Enrique dhe Vincent Kompany kanë vendosur për 11-shet startuese më të forta.

Enrique ia beson portën edhe sonte portierit rus, Matvei Safonov, teksa pjesa tjetër e formacionit pothuajse është e njëjtë.
Te Bayerni, krahu i majtë i mbrojtjes do t’i takojë Alphonso Daviesit, teksa Josip Stanisic rikthehet në pozitën e tij, me Konrad Laimerin që ka mbetur në stol.

Jamal Musiala e ka ‘grabitur’ pozitën e mesfushorit sulmues, pas lëndimit të Serge Gnabryt.
FORMACIONET E PLOTA:
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zairre-Emery, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
BAYERN: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Davies; Pavlovic, Kimmich; Olise, Musiala, Diaz; Kane./GazetaExpress/