Lushaku-Sadriu: Kjo është fytyra e vërtetë e një kryeministri të pasinqertë - Gazeta Express
string(74) "lushaku-sadriu-kjo-eshte-fytyra-e-vertete-e-nje-kryeministri-te-pasinqerte"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 21:07

Lushaku-Sadriu: Kjo është fytyra e vërtetë e një kryeministri të pasinqertë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 21:07

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ajo ka theksuar se LDK-ja ka ofruar mbështetje unanime për kandidatin e saj dhe ka kritikuar qasjen e Kurtit, duke e akuzuar për imponim të kandidatëve dhe mungesë sinqeriteti në raport me institucionet.

“Ne kemi dhënë mbështetjen tonë partiake në mënyrë unanime, 15 nënshkrime, për kandidatin e LDK-së. Prej fillimit e kemi bërë të qartë që Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet me marrëveshje politike ose me konsensus. Të dyja ia kemi dhënë si mundësi, duke përjashtuar veç një mundësi që e imponon dikë. Dhe atë e kemi sot. Po imponohen kandidatë, herë me shumë vota, herë kandidat me zero vota. Ky është i njëjti Kryeministër që ka thënë nuk qes kandidat partiak, edhe që i ka qit dy kandidatë partiakë. Ky është Kryeministri që ka thënë nuk qes njerëz me më pak vota se që kemi ne. Qy ky është realiteti, qy kjo është fytyra e vërtetë e një kryeministri të pasinqertë që luan me institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ajo./EO

Advertisement
Advertisement
Advertisement