Mourinho shumë afër rikthimit te Reali, megjithatë priten ndryshime të mëdha në skuadër - Gazeta Express
string(86) "mourinho-shume-afer-rikthimit-te-reali-megjithate-priten-ndryshime-te-medha-ne-skuader"

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 20:20

Mourinho shumë afër rikthimit te Reali, megjithatë priten ndryshime të mëdha në skuadër

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 20:20

Sipas raportimeve të fundit, Jose Mourinhos është “afër” rikthimit te Real Madridi, pasi është identifikuar si një nga kandidatët kryesorë për postin e trajnerit.

Trajneri aktual Alvaro Arbeloa mori drejtimin më herët këtë vit, duke zëvendësuar Xabi Alonson, por pritet të largohet në fund të sezonit pas rezultateve zhgënjyese dhe një tjetër sezoni pa trofe madhor për madrilenët.

Sipas gazetarit David Ornstein, presidenti Florentino Perez e sheh Mourinhon si kandidatin e tij të preferuar për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Ndryshe nga vendimet e mëparshme, këtë herë Perezi thuhet se po udhëheq personalisht procesin, megjithëse brenda klubit ka edhe zëra kundër rikthimit të portugezit.

Ndërkohë, gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se Mourinho është i interesuar për një rikthim në Madrid, duke shtuar se ai është një nga katër kandidatët për këtë post.

Aktualisht trajner i Benficës, ai ka një klauzolë largimi rreth 6 milionë euro që është e vlefshme vetëm deri në fund të majit.

Mourinho ka drejtuar më parë Real Madridin nga viti 2010 deri në 2013, duke fituar tre trofe gjatë asaj periudhe.

Raportet nga Spanja sugjerojnë gjithashtu se klubi nuk planifikon një verë me investime të mëdha, përveç nëse shitet Vinicius Juniorin për një shumë të konsiderueshme.

Në vitet e fundit, madrilenët kanë shpenzuar shumë për lojtarë si Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe, ndaj tani synojnë më shumë rregullime sesa blerje të mëdha.

Megjithatë, mund të ketë largime të shumta.

Sipas raportimeve, trajneri i ardhshëm mund të humbasë deri në tetë lojtarë, me emra si David Alaba dhe Dani Carvajal që pritet të largohen si lojtarë të lirë.

Gjithashtu, mund të largohen edhe Antonio Rudiger, Eduardo Camavinga, Dani Ceballos dhe Fran Garcia pas paraqitjeve jo bindëse këtë sezon, ndërsa Gonzalo Garcia pritet të largohet për shkak të mungesës së minutave.

Situata te Real Madridi mbetet e paqartë, por gjithçka tregon se vera që vjen mund të sjellë ndryshime të mëdha në “Bernabeu”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement