Arbeloa u ankua në referim pas humbjes nga Betisi, Komisioni i Gjyqtarëve thotë se gjithçka ishte “ok” - Gazeta Express
string(99) "arbeloa-u-ankua-ne-5referim-pas-humbjes-nga-betisi-komisioni-i-gjyqtareve-thote-se-gjithca-ishte-ok"

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 19:40

Arbeloa u ankua në referim pas humbjes nga Betisi, Komisioni i Gjyqtarëve thotë se gjithçka ishte “ok”

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 19:40

Álvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid, ka kritikuar ashpër gjyqtarët pas ndeshjes mes Real Betis dhe Real Madridit.

Ai u shpreh i pakënaqur me vendimet e arbitrit Soto Grado, duke pretenduar se nuk u akordua një faull i mundshëm i Antonys ndaj Ferland Mendyt në kohën shtesë të ndeshjes.

Megjithatë, programi i analizës “Tiempo de revisión” i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) konfirmoi se arbitri kishte vepruar saktë në lejimin e golit të barazimit të shënuar nga Hector Bellerini.

Arbeloa deklaroi se gjyqtarët “nuk kuptojnë futbollin”, duke thënë se vendime të tilla tregojnë mungesë njohurie nga ata që marrin vendime në situata të tilla.

Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) iu përgjigj këtyre akuzave duke shpjeguar se arbitri dhe VAR kanë vepruar sipas rregullores.

Sipas analizës së tyre, bëhej fjalë për një mbajtje të lehtë në zonë, e cila nuk ishte mjaftueshëm e qartë për të ndikuar në vendimin final.

CTA theksoi se kontaktet e lehta janë subjekt interpretimi dhe VAR nuk duhet të ndërhyjë në raste të tilla, pasi nuk ka lidhje të qartë shkak-pasojë për të anuluar golin.

Sipas këtij interpretimi, goli i Betisit ishte i rregullt dhe vendimi i fushës u konsiderua i saktë.

Megjithatë, reagimi i Arbeloas është parë si pjesë e presionit të rritur mbi Real Madridin, i cili ndodhet 11 pikë pas Barcelona në La Liga, me vetëm pak ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement