Mënyra se si gatuajmë ushqimin mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.
Sipas ekspertëve të fushës së plakjes, disa ndryshime të thjeshta në kuzhinë mund të ndihmojnë në ngadalësimin e proceseve që dëmtojnë trupin me kalimin e viteve.
1. Gatuani më ngadalë dhe përdorni erëza
Gatimi në temperatura të larta (pjekje, skuqje, barbecue) krijon substanca të dëmshme të quajtura AGEs, të cilat përshpejtojnë plakjen dhe lidhen me inflamacionin dhe dëmtimin e ADN-së. Alternativa më e shëndetshme është gatimi i ngadaltë, me lagështi – si supat, gjellët me lëng apo zierja dhe avullimi.
2. Shtoni më shumë erëza dhe barishte
Erëzat si majdanozi, xhenxhefili dhe djegësi janë të pasura me minerale që ndihmojnë trupin të neutralizojë acidet dhe të lehtësojë punën e veshkave. Versionet e thata shpesh përmbajnë më shumë përqendrim mineralesh.
3. Zëvendësoni sheqerin me alternativa më të shëndetshme
Sheqeri i tepërt dëmton enët e gjakut dhe rrit rrezikun për diabet. Një alternativë është alluloza, një lloj sheqeri natyral që ka më pak kalori dhe ndikim më të ulët në insulinë, duke qenë më e favorshme për organizmin.
4. Mos i qëroni patatet
Lëkura e patates përmban substanca të dobishme që ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe kontrollin e peshës. Konsumimi i tyre i plotë mund të kontribuojë në një metabolizëm më efikas.
5. Ulni kripën ose përdorni alternativa
Kripa e tepërt rrit ngarkesën për veshkat. Një alternativë është “Lite salt”, e cila përmban më shumë kalium dhe më pak natrium, duke ndihmuar në balancimin e proceseve në trup.
6. Marinojeni mishin para gatimit
Para se të piqni ose skuqni mishin, marinimi me lëng limoni, vaj ulliri dhe erëza si rozmarina apo trumza mund të reduktojë formimin e substancave të dëmshme gjatë gatimit.
Gjithashtu, mënyra e gatimit ndikon edhe te perimet. Zierja shpesh humb vlera ushqyese, ndërsa avullimi ndihmon në ruajtjen e vitaminave dhe mineraleve.
Në përfundim, zgjedhjet e vogla në kuzhinë mund të kenë ndikim të madh në shëndetin afatgjatë dhe në procesin e plakjes. /GazetaExpress/