Pogba i futet botës së filmit pas suspendimit nga futbolli - Gazeta Express
string(58) "pogba-i-futet-botes-se-filmit-pas-suspendimit-nga-futbolli"

Sport

Gazeta Express

05/05/2024 21:21

Pogba i futet botës së filmit pas suspendimit nga futbolli

Sport

Gazeta Express

05/05/2024 21:21

Paul Pogba do të shfaqet në një film francez të regjisorit Fabien Onteniente, duke luajtur rolin e edukatorit për futbollistët e rinj.

“Le Parisien” ka raportuar se mesfushori i suspenduar i Juventusit së shpejti do të shfaqet në një film francez të quajtur “4 Zeros”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ishte në Rueil-Malmaison, në periferinë perëndimore të Parisit, në fillim të kësaj jave për të xhiruar disa skena.

Pogba thuhet se është zgjedhur për të luajtur rolin e edukatorit të futbollistëve të rinj dhe ka impresionuar ekipin me spontanitetin e tij.

“Ai i mahniti të gjithë me natyrshmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Ai e vlerësoi dukshëm përvojën dhe tha se ishte gati, pse jo, ta riprodhonte më tej”, tha një anëtar i ekipit për “Le Parisien”.

Filmi do të dalë në prill të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se shkurtin e kaluar, gjykata italiane anti-doping e suspendon Pogban për katër vjet, pasi francezi kishte dështuar në një test dopingu në gusht të vitit 2023. Ish-mesfushori i Manchester United tha se  do të apelonte vendimin. /Gazeta Express/