Poezia e javës/ Kobayashi Issa: Kujtimi - Gazeta Express
string(37) "poezia-e-javes-kobayashi-issa-kujtimi"

Arte

Gazeta Express

29/03/2024 16:03

Poezia e javës/ Kobayashi Issa: Kujtimi

Arte

Gazeta Express

29/03/2024 16:03

Kobayashi Issa (1763 –1828) poet dhe prift budist japonez. I njohur thjesht si Issa, emër artistik që nënkupton “kupë çaji”. Bashkë me Bashon, Busonin dhe Shikin përbënin Katërshen e Madhe.

PRANVERA E JETËS SIME

Lexo Edhe:

Nga Kobayashi Issa

Më në fund ndava mendjen të vizitoja fshatin e largët verior, duke shkuar me mendjen se do të ishte e volitshme për haikun tim*. Kur e lidha pakon time dhe e vura mbi togën time priftëtore dhe lidha për qafës sime trastën e lypjes, u mahnita të shihja se hija ime dukej saktësisht si imazhi i oshënarit dhe poetit zen Saigyo (1118-1190). Ky observim më bëri më turp kur mendova faktin se sa shumë dallonin mendja e tij nga e imja: ai ishte i freskët, i pastër, i bardhë si bora, kurse mendja ime ende është e errët dhe e bart era si mëngët e mia.

E lashë qelinë time më 16 prill, me bastunin në dorë, ama udhëtova vetëm ca milje kur befas i rashë në të se tahmë isha gjashtëdhjetë vjeç. Si hëna që ulet mbi malet perëndimore, ashtu edhe jeta po u qasej orëve3 të saj të fundit.

Duke kaluar përmes grykës së Shirakawas, e kuptova se me shumë gjasë më kurrë s’do ta shihja shtëpinë time. Kur një këndez këndoi nga maje çatisë, vrava mendjen mos po më thërriste mua të ndalesha dhe të kthehesha mbrapa. Një erë që po frynte në fushë po ashtu më bëri shenjë të kthehsha.

U ula përposh një peme të shpija këmbët e mia të lodhura, dhe, duke e mbajtur mendjen tek rruga që tashmë e kisha bërë, fshati im Kashi-wabara më dukej se ishte diku mbi male i strukur në re. I përmalluar për shtëpinë, shkrova:

&

S’ka rëndësi sa shumë

përpiqem, nuk mund të mos mendoj

për fshatin tim.

Të njëjtat mendime të shkruara në tanka:

&

Kujtimi kthehet

tek ato shtigjet e moçme të mjegullta

përçark fshatit tim –

por as lulet as dashuria

nuk lulëzon aty – veç

trishtimi im.

&

Ashtu njëmend njerzishëm

nuk do ta bezdis

fluturën,

kjo erë e butë pranvere vërdalliset

përmbi fushat e gjera të grurit të ri.

Shënime:

Issa këtu i referohet librit të Basho-s ‘Oku no hosomichi’, vëllimit më me ndikim të haibun-it të shkruar ndonjëherë.

/Marrë nga Kabayashi Issa, “The spring of my life and selected haiku”, Shambhala Publications, 2013

/Përkthimi: Gazeta Express