Përkujtimi/ «Mbaj mend Paul Austerin»: Një nderim nga Jonathan Lethem për mikun e tij - Gazeta Express
string(81) "perkujtimi-mbaj-mend-paul-austerin-nje-nderim-nga-jonathan-lethem-per-mikun-e-tij"

Përkujtimi/ «Mbaj mend Paul Austerin»: Një nderim nga Jonathan Lethem për mikun e tij

Arte

Gazeta Express

03/05/2024 16:30

Autori i Motherless Brooklyn rikujton lidhjen e tij të fortë me autorin e ndjerë – nga një libër i nënshkruar rastësisht te miku i besueshëm në kohë të vështira

Mbaj mend herën e parë kur iu afrova Paul Austerit. Duhet të ketë qenë viti 1987. Unë isha në shkrimtar në hapat e parë, punoja në një librari në Berkeley dhe Pauli u shfaq te një librari tjetër aty afër që të lexonte nga libri i tij ‘In the Country of Last Things’. Më duket se pak a shumë kjo ishte hera e parë që një botues i “madh” po e dërgonte atë një turne libri nëpër ShBA. ‘Trilogjia e Nju Jorkut’ ishte botuar me koprtinë të fortë nga një botues më i vogël i quajtur Sun & Moon Press; deri tek ai moment ai kishte qenë poet dhe përkthyes. Pauli ma nënshkroi një libër. Kurrë s’i kam folur për këtë.

Lexo Edhe:

Mbaj mend se kur i botua Music of Chance një vit më pas, pata ndjenjën se do të lexoja diçka nga një shkrimtar që e ushtronte një liri absolute të bënte gjithë atë që i interesonte dhe se në atë moment ai ishte romancieri amerikan që do të doja të isha.

Mbaj mend si, kur rreth një dekadë më vonë u ktheva në Brooklyn dhe botova libra që flisnin për Brooklynin, isha në një mënyrë pothuajse të pashpjegueshme i prezantuar para Paulit. Ai më mirëpriti në shoqërinë e tij njerzillëk dhe dashamirësi. Shumë shpejt u ftova në shtëpinë e tij të takoja Sirin dhe bijen e tyre, të pinim verë dhe t’u përgjigjesha pyetjeve këmbëngulëse të njerëzishme të Paulit rreth jetës sime të leximeve dhe shkrimit. Kur i shikoj kopjet e mia të librave të tij gjej se kam mbajtur shënime prej asaj kohe të lëna te faqet e fundit; prore rrëqethesha kur merrja ndonjë nga ato fleta me shkrim dore. Pauli kurrë nuk këmbente emaila.

Mbaj mend se si gjatë një rrëmbimi të fortë, në një ndejë për Krishtlindje, Pauli krejt lehtësisht më njohu me miqtë e tij kryekreje të famshëm – DeLillo dhe Rushdie, po, por edhe Richard Price dhe Art Spiegelman, dy shkrimtarë njujorkezë veprat e të cilëve i kisha respektuar fort sa isha i ri, të cilët më thanë se e kishin lexuar librat e mi për Brooklynin dhe më bënë të ndihem se edhe unë u kisha bërë përshtypje atyre. Ato momente në shtëpinë e Paulit dhe Sirit mund të kenë qenë një lloj dite dimplomimi për mua.

Mbaj mend se u ndjeva se po ia ktheja nderin kur arrita t’i ofroja Paulit ca përvoja që atij i dukeshin, në atë kohë, tepër të turpshme dhe bezdisëse që t’ia siguronte vetes. E para qe kur më tha se kishte dëgjuar tashmë se ishte e pamundshme të gjente një rezervim në Peter Luger steak house në Williamsburg dhe s’kishte shkuar kurrë. E çova aty për një drekë, çka isht ee lehtë fare – ai ishte aq i kënaqur thua se kisha performuar ndonjë pjesë magjike për të. E dyta qe kur New York Mets lëvizën nga Shea stadium te Citi Field. Pauli s’dinte nga t’ia mbante, thua se ekipi i tij kishte udhëtuar për në një planet tjetër. Nxora biletat dhe e dergova në një ndeshje, u ulem bashkë dhe i pamë Metsat të humbisnin, siç ishte tradita.

Mbaj mend se Pauli pranoi të intervistohej nga unë për një libër për shkrimtarë të rinj që ndeshen me shkrimtarë të vjetër, por vetëm me shumë kujdes. Biseda jonë atë ditë, teksa regjistruesi vazhdonte të regjistronte, ishte inkurajuese. Pauli ishte druajtur dhe i vëmendshëm rreth gjeneraliteteve. Kohëve të fundit kishte nisur të merrte ca goditje, siç u ndodh nganjëherë shkrimtarëve në vlugun e karrierës së tyre të gjatë. I kishte shkruar dy libra njërin pas tjetrit – njërin për një qen, tjetrin për një vajzë të vogël – që nuk ishin pritur ngrohtë. Vrisja mendjen po ashtu mos jobarazia mes statusit të tij të lartë në Evropë (Francë dhe Gjermani mbi të gjitha) dhe skepticizmi që ai nganjëherë haste në rivjutë në gjuhën angleze po e lodhnin së tepërmi. Pasi që u ndal regjistruesi, Pauli më tha se turbullirat në famijen e tij ia kishin bërë krejtësisht të pamundshme të shkonte te vendi që i ishte nevojitur ta shkruante librin për qenin dhe atë për vajzën.  

Mbaj mend si lexoja The Book of Illusions, Oracle Night, Invisible dhe si po druhesha se Pauli kishte hyrë në një periudhë zbulimi dhe energjie në ato libra kryeneçe. Mbaj mend poetin William Corbett të thoshte se, te Invisible, Pauli për herë të parë është ballafaquar me cilësinë joshëse të bukurisë sëtij rinore dhe se nuk e ka përpirë dot atë se kjo mund tëketë qenë një prej problemeve esenciale të të qenit Paul Auster, dikë që e kam humbur pasi që e kam takuar vetëm atëherë kur ishte i zhytur në alkool dhe tym.  

Mbaj mend duke vrarë mendjen natën e kaluar rreth kompletit të libraveqë ndieja se ishin më të mirët dhe se si, përkundër tendencës për t’i menduar shkrimtarët sikur jan atletë me një shkrepëtimë të hershme që janë të destinuar ta zhgënjejnë, arritjet e qëndrushme të Paulit janë përshkoqur herët, në mes dhe më vonë. Mbaj mend atëherë se u ndjeva i sigurt për diçka që tashmë e dija: se kur një shkrimtar hyn në të kaluarën, përpjekjet e tij më të vockla bëhen menjëherë të parëndësishme dhe ne jemi në gjendje të shohim kryeveprat si një konstelacion, duke shkëlqyer bashkërisht, dhe asgjë tjetër s’ka rëndësi.

/Marrë nga The Guardian

/Përkthimi Gazeta Express