Nata finale, juria e cilësoi Irisën si konkurrente ‘dembele’ - Gazeta Express
string(57) "nata-finale-juria-e-cilesoi-irisen-si-konkurrente-dembele"

Nata finale, juria e cilësoi Irisën si konkurrente ‘dembele’

Rozë

Gazeta Express

12/06/2021 14:49

Mbrëmë ka qenë finalja e “StyleStar Show”, emision i cili është transmetuar çdo javë në “ABC News Albania” dhe “T7” nën moderimin e Kiara Titos.

Kryeredaktorja e ‘StyleStar Show’, Elda Laze ka qenë pjesë e jurisë në natën finale të këtij sezoni. Ajo ka dhënë gjykimet e saj, jo vetëm për veshjen e natës, por dhe rrugëtimin e saj gjatë 12 emisioneve.

Lexo Edhe:

Komentet e saj precize i kanë bërë shumë përshtypje të mirë vajzave, të cilat nuk e kishin parë kurrë në rolin e jurisë.

Një nga komentet më pikante që mund të përmendim është ai që ajo ka thënë për Irisin. Elda i ka cilësuar disa nga veshjet e Irisës si zgjedhje ‘dembele’, por e ka komplimentuar për veshjen e saj finale, duke mos pasur asnjë kritikë negative.

Vetë konkurrentja e ka pranuar se është koshiente për këtë dhe e ka pranuar kritikën.