Sara i tregon të gjitha për shtatzëninë dhe gjininë e fëmijës që preferon ajo dhe Bardhi - Gazeta Express
string(88) "sara-i-tregon-te-gjitha-per-shtatzenine-dhe-gjinine-e-femijes-qe-preferon-ajo-dhe-bardhi"

Sara i tregon të gjitha për shtatzëninë dhe gjininë e fëmijës që preferon ajo dhe Bardhi

Yjet

Gazeta Express

24/04/2024 20:07

Dy ish-banorët e ‘BBV3’ Sara Gjordeni dhe Bardhi krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Pak ditë më parë dyshja dha lajmin e ëmbël për publikun teksa rrëfyhen se janë në pritje të një bebushi dhe se së shpejti do të bëhen prindër.

Lexo Edhe:

Sakaq, ditën e sotme, Sara Gjordeni ka krijuar një pyetësor në rrjetin e saj social të Instagramit teksa është pyetur dhe rrëfyer për gjëra nga më të ndryshmet, (kliko këtu) nisur që nga ‘Big-u’ deri tek shtatzënia e saj, simptomat e shtatzënisë e deri tek preferencat e gjinisë që Bardhi do për bebushin.

Fillimisht ajo është shprehur se ka tension të ulët dhe marramendje, ethe dhe një uri të papërshkrueshme.

E ndërsa për preferencat e bebushit? Dihet tashmë, si shumica e prindërve që mami do djalë e babi do vajzë edhe Bardhi do një bebushe vajzë ndërsa Sara do një djalë…

Më tej Sara është pyetur se sa muajshe shtatzënë është dhe ish-banorja u përgjigj se sipas vizitave të bëra rezulton të jetë 7 dhe jo 4 muajshe siç fillimisht ka deklaruar.