Mitrovica, kryeqyteti i Javës së Frankofonisë në Kosovë - Gazeta Express
string(54) "mitrovica-kryeqyteti-i-javes-se-frankofonise-ne-kosove"

Mitrovica, kryeqyteti i Javës së Frankofonisë në Kosovë

Arte

Gazeta Express

18/03/2024 14:29

‘Muzeu i Mitrovicës’ ka njoftuar së në bashkëpunim me Ambasadat Frankofone në Kosovë, Komuna e Mitrovicës është shpallur Kryeqyteti i Javës së Frankofonisë në Kosovë.

Një javë e mbushur me aktivitete kulturore, duke përfshirë shfaqje, diskutime, shfaqje filmash dhe punëtori kulinarie, do të mbahen në hapësira të ndryshme të qytetit.

Lexo Edhe:

Kjo javë kulturore është organizuar në partneritet me Ambasadën Franceze, Zvicerane, Ambasadën Belge, Komunën e Mitrovicës, Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, 7Arte, si dhe partnerët: Kolegjin IBCM dhe Gjimnazin “Frang Bardhi”.