“Mirëdita fatkeqësi për Maqedoninë” – Menduh Thaçi ‘kërcënon’ nëse merr pushtetin koalicioni VMRO-DPMNE – VLEN - Gazeta Express
string(102) "miredita-fatkeqesi-per-maqedonine-menduh-thaci-kercenon-nese-merr-pushtetin-koalicioni-vmro-dpmne-vlen"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2024 21:20

“Mirëdita fatkeqësi për Maqedoninë” – Menduh Thaçi ‘kërcënon’ nëse merr pushtetin koalicioni VMRO-DPMNE – VLEN

Lajme

Gazeta Express

06/05/2024 21:20

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar nëse pushtetin e merr koalicioni VMRO-DPMNE – VLEN tha se kjo qeverisje i hap përcaktime tjera shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Çfarëdo lloj variante e qeverisjes së tillë do t’i hap përcaktime tjera shqiptarëve të Maqedonisë, platformën e tyre e cila nuk është e re i ka 30 vjet, autonomi, federatë, konfederatë që duket pak më e kapshme për Kosovën ose Zajednicë”, tha ai në Pressing.

Lexo Edhe:

“Bashkësia e Komunave të Shqiptarëve që do të thotë mirëdita fatkeqësi për Maqedoninë. Jam i bindur që Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë që të vijë deri te kjo”, u shpreh Thaçi.