Zbulohet një magazinë kanabisi me llamba në Peqin të Shqipërisë - Gazeta Express
string(63) "zbulohet-nje-magazine-kanabisi-me-llamba-ne-peqin-te-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 12:09

Zbulohet një magazinë kanabisi me llamba në Peqin të Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2024 12:09

Një magazinë ku kultivohej kanabis me anë të llambave është zbuluar ditën e sotme në Peqin, ku në pranga ka rënë pronari i saj. Mësohet se është arrestuar G. K., 37 vjeç, banues në Peqin, teksa e kanë pësuar drejtori i OSHEE-së dhe 2 punonjës të këtij institucioni.

Nga kontrolli në magazinën në pronësi të 37-vjeçarit, në fshatin Fatishe, Policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Drejtori i OSHEE-së, E. M., akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Lexo Edhe:

Ndërsa kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj  elektricistit M. P., 60 vjeç dhe . K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit janë gjetur pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /A2CNN