Skuadra e Ballkanit i kundërpërgjigjet Batatinës, thotë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës - Gazeta Express
string(95) "skuadra-e-ballkanit-i-kunderpergjigjet-batatines-thote-se-lufta-nis-dhe-perfundon-brenda-fushes"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2024 11:48

Skuadra e Ballkanit i kundërpërgjigjet Batatinës, thotë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës

Futboll

Gazeta Express

19/05/2024 11:48

Falë fitores 0:1 dje në udhëtim ndaj Llapit, skuadra e Ballkanit u shpall kampion i këtij edicioni të Superligës, që për ta ishte titulli i tretë radhazi.

E pas takimit, trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina kishte deklaruar se Ballkani nuk e ka merituar titullin, duke aluduar se nuk i ka fituar ndeshjet në fushë.

Një ditë më vonë, pra sot, ekipi nga Suhareka i është kundërpërgjgjur deklaratës së Batatinës, duke thënë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës.

Madje, ata edhe kanë falenderuar kundërshtarin për korrektësinë dhe mikëpritjen.