Luis Enrique flet për të ardhmen e Mbappes - Gazeta Express
string(42) "luis-enrique-flet-per-te-ardhmen-e-mbappes"

Luis Enrique flet për të ardhmen e Mbappes

Futboll

Gazeta Express

17/04/2024 14:19

Luis Enrique ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ylli francez po kalon në muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa spekulohet se mund të transferohet në Real Madrid gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

“Ta presim zotëri Kylianin që të flasë për të ardhmen e tij. Kur Mbappe dhe PSG të flasin në publik, le të shohim”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“Është si një proces. Derisa Mbappe të shkojë dhe të flasë në publik, unë jam këtu duke pritur dhe duke qëndruar i qetë”, përfundoi Enrique.

Mbappe e inspiroi PSG-në drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me dy gola të shënuar mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Barcelonës. /Gazeta Express/