Arda Guler flet gjerë e gjatë për Realin, Modricin, Kroosin... - Gazeta Express
string(57) "arda-guler-flet-gjere-e-gjate-per-realin-modricin-kroosin"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 10:03

Arda Guler flet gjerë e gjatë për Realin, Modricin, Kroosin…

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 10:03

Arda Guler ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën e tij të re në Real Madrid.

Ylli i ri turk ndihet mjaft mirë në “Santiago Bernabeu” përkundër vështirësive që e përcollën në fillimin e aventurës madrilene, ku s’e lanë rehat lëndimet.

Lexo Edhe:

Ish-futbollisti i Fenerbahçes e kaloi pjesën më të madhe të sezonit në tribuna ose në bankinë, ndërsa së fundmi e gjeti edhe golin e parë në fanellën e “Merengues”, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi i ri turk ka folur edhe për miqësinë që e ka krijuar me veteranët e mesfushës, Luka Modric e Toni Kroos dhe për mënyrën se si e thërrasin njëri tjetrin.

“Ne kërkuam që Real Madridi të paguante më shumë se 17,5 milionë euro për klauzolën e vendosur nga Fenerbahçe. Dhe, ata u pajtuan me kënaqësi. Unë mund të qëndroja në Fenerbahçe për një vit tjetër, por doja t’i tregoja botës se çka mund të bënte në Evropë një djalosh i ri turk nga Fenerbahçe”, deklaroi fillimisht për “Sportskafa”.

“Gjatë negociatave të vitit të kaluar, Real Madridi më tha se dëshironte që unë të isha Luka Modrici i ardhshëm për ta. Ata ma ofruan një projekt afatgjatë dhe për këtë u binda për t’iu bashkuar këtij klubi”, vazhdoi 19 vjeçari.

“Unë nuk mund ta thërras Modricin, Luka nuk mund ta thërras Kroosin, Toni, ata janë më të vjetër. E kam mësuar këtë në familjen time. Ndiej sikur nuk i respektoj ata. Unë i thërras vëllai Toni dhe vëllai Modric. Kjo është arsyeja se përse ata më thërrasin vëlla”, përfundoi super-talenti turk. /Gazeta Express/