Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut - Gazeta Express
string(58) "gjykata-kushtetuese-organizon-aksion-per-dhurimin-e-gjakut"

Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut

Ballina

Gazeta Express

30/04/2024 11:55

Gjykata Kushtetuese organizon sot aksionin e dhurimit të gjakut me moton “Bëhu i human-shpëto një jetë”, që do të mbahet nga ora 9 deri në 14:00 në ambientet e Gjykatës.

Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me iniciativë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 viteve të ekzistencës së tij.

Lexo Edhe:

Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është iniciativë e punonjësve të Gjykatës dhe deri më tani nga Gjykata Kushtetuese janë regjistruar mbi 30 donatorë, përfshirë gjyqtarë dhe këshilltarë të shërbimit profesional.