Munishi: “Mu 99.9 për qind e popullatës më dojnë, 1 për qind s’më dojnë, çiftat e tyne...” - Gazeta Express
string(81) "munishi-mu-99-9-per-qind-e-popullates-me-dojne-1-per-qind-sme-dojne-ciftat-e-tyne"

Munishi: “Mu 99.9 për qind e popullatës më dojnë, 1 për qind s’më dojnë, çiftat e tyne…”

Futboll

Gazeta Express

30/04/2024 10:40

Ismet Munishi ka qenë spektakolar edhe në “Favoritin” e fundit, i cili u mbajt të dielën mbrëma.

Trajneri karizmatik e pati një porosi për ata që nuk e duan, për të cilët thotë se janë një numër shumë e vogël, ndërsa u shpreh i bindur se pjesa dërrmuese e popullatës ka simpati për të, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Mu 99.999 për qind të popullatës më dojnë. 1 për qind, ata që kanë faj që smë dojnë… unë edhe kom qef që smë dojnë ata. Unë ata nuk du mem dasht. Çiftat e tyne e nij bile si ofendim mem dasht ata”, deklaroi fillimisht Munishi.

Analisti i “Favoritit” foli edhe për FC Prishtinën, për të cilën thotë se fitorja eventuale në Kupën e Kosovës ndaj Ballkanit do ta rriste moralin dhe entuziazmin tek klubi, lojtarët, tifozët, por edhe nga krejt qyteti i Prishtinës.

“Te Prishtina çfarë energjie vjen me fitu Kupën për shembull. Fillojnë transferimet menjëherë, tifozeria, po ndreqet stadiumi ‘Fadil Vokrri’ aty. 15 mijë shikues. Ju majna ligjërata na si klubi ma i vjetër që jena. Ju majna ligjërata klubeve tjera kur të lujmë në Evropë. Me atmosferë, me tifozeri, me organizim”, vazhdoi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/