Emisioni “Favorit” në T7 të dielën mbrëma ishte mjaft i pasur me tema.
Prej tyre, u diskutua edhe për basketboll, respektivisht për ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, e vlefshme për “play-off” të Superligës.
Siç dihet, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet ndodhi një incident, ku u përfshinë tifozët vendës dhe policia, shkruan “Gazeta Express”.
E kur jemi tek tifozët, Federata e Basketbollit ka vënë rregulla strikte dhe po tregohet mjaft rigoroze ndaj fyerjeve dhe incidenteve në palestrat sportive.
E analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi, është kundër ndaljes së fyerjeve nëpër palestra, por shton se ato duhen të jenë të kufizuara, pa e kaluar limitin.
“Tifozët nuk janë në teatër me ua ndalu tash edhe sharjet, jom kundër ktyre të ronave, por sharjet e lehta lejohen”, deklaroi Munishi.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/
Egi Group ka lansuar kampanjat shpërblyese për produktet nga Pi&Ki ku me blerjen e produkteve ju keni mundësi të...