3 orë para Kryeministrisë, protesta mbyllet me incident, Meta-Berisha: Rama e ka vendin në burg - Gazeta Express
string(92) "3-ore-para-kryeministrise-protesta-mbyllet-me-incident-meta-berisha-rama-e-ka-vendin-ne-burg"

3 orë para Kryeministrisë, protesta mbyllet me incident, Meta-Berisha: Rama e ka vendin në burg

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 19:10

TIRANË– Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e opozitës që u zhvillua për më shumë se 3 orë në sot në Tiranë. Mesazhet e para i dhanë qytetarët e parë të mbledhur para Bulevardit Dëshmorët e Kombit, përmes mesazheve ironizuese me pankartat që mbanin në duar. Disa prej mbishkrimeve janë; “Rama, brend korrupsioni”, apo dhe “Faleminderit që na qite në dritë”.

Një simbolikë pikante u konsiderua gomonia e sjellë te Kryeministria, si simbol i të rinjve që detyrohen të ikin nga vendi për shkak të kushteve të këqija të jetesës.

Lexo Edhe:

Protesta u çel zyrtarisht me mbërritjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu në mesin e turmës para kryeministrisë. Aty është takuar me kreun e PL Ilir Metën. Kulmi u shënua gjatë fjalimeve. Të fundit qw iu drejtuan qytetarwve ishin Berisha e Meta.

Ky i fundit renditi të gjitha premtimet e qeverisë aktuale në pushtet dhe çfarë nuk është realizuar deri më tani sipas tij. Në përfundim, ai përmendi marrëveshjen me Partinë Demokratike, duke e quajtur “historike”.

Protestwn e sotme Berisha e cilësoi si një “cunam të lirisë së shqiptarëve” dhe shprehu mirënjohje për praninë e qytetarëve në këtë tubim. Kryeministrin Rama e cilësoi “armik i lirisë dhe votës, nuk njeh ligj dhe Kushtetutë”. Sipas Berishws pwr faj tw Ramws tw huajt i cilwsojnw shqiptarwt si popullin e gomoneve.

Mblidhemi në një kohë kur njëlloj si 32 vjet më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, përse ne sot pas 31 vjet, rrugën në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria ? Jo, kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar dhe të pasur se ky vend. Por shqiptarët sot janë populli i gomoneve, sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, ju ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive. Vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë tonë, i votës tuaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gijthë makinerinë e narkoshtetit të tij të rrëmbejë shqiptarëve votën. Së bashku me votën dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona”, tha Berisha.

Nga podiumi Berisha i ftoi protestuesit të brohorisnin vdekje monizmit. Ashtu si Meta edhe kreu i PD tha se kryeministri e ka vendin në burg.

Në fund të protestës e cila u konsiderua paqëdore ndodhi një incident. Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë. Një person është shoqëruar me forcë nga policia, ndërkohë që protestuesit e tjerë kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë.

LEXO TË GJITHA ZHVILLIMET PËR PROTESTËN

19:19-Mbyllet protesta, Berisha valëvit flamurin kuqezi, qytetarët ndezin qirinj para kryeministrisë

19:04- Incident në protestë, qëllohen me bojë muret e kryeministrisë, polici bie barkas duke kapur qytetarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të fjalës së tij ka valëvitur flamurin kombëtar në podiumin e ngritur në protestën e sotme.

Një grup protestuesish kanë çarë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

18:48- Tre deputetët e “grupit Alibeaj” që i bashkohen protestës së Berishës

Ndonëse nuk janë të të njëjtit mendim për drejtimin e Partisë Demokratike, tre deputetë mbështetës të Enkelejd Alibeajt kanë marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

18:46- Përplasjet në Kuvend, Berisha i jep Ramës “vendimin” nga protesta: Vdekje monizmit

Nga protesta e opozitës, kreu i PD Sali Berisha referuar përplasjeve mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend, kryesisht gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama, ka treguar “vendimin” që kanë marrë.

Tani unë do t’i them këtu para jush, Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty”, tha Berisha.

18:32- “Pas Enver Hoxhës, Rama armiku më i egër”, Berisha: Si 32 vite më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve

Kreu i PD Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në protestën e opozitës me çështjen e emigrantëve. Sipas tij bota sot po na sheh si njerëz të gomoneve.

“Ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 32 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërrua liritë e tyre në iluzion, në  votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”, theksoi kryedemokrati.

18:28-Meta nga protesta: Rama një tradhtar, do të dalë shumë shpejt para drejtësisë

Duke ju referuar himnit kombëtar shqiptar Meta tha se nuk ekziston fjala dorëzim, por tradhtor, duke nënkuptuar kryeministrin Rama, që siç u shpreh kreu i PL, këta miting e ndjek nga charteri luksoz.

18:07- “Xhaketat e vjetra” pranë Berishës, Jozefina Topalli e pranishme në protestë

Protestës së opozitës që po zhvillohet para kryeministrisë në Tiranë i janë bashkuar edhe figura të vjetra të kësaj force politike.E pranishme është parë ish-kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, e cila ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Berishës.

17:38- Masat për protestën, shtyllat lyhen me graso, bulevardi në errësirë, ndriçohet nga celularët

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit po mbahet protesta e thirrur nga opozita e bashkuar. Nga ana tjetër policia ka marrë të gjitha masat për çdo skenar të mundshëm. Shtyllat në bulevard janë lyer me graso në mënyrë të tillë që protestuesit mos të kenë mundësi që të ngjiten dhe të dëmtojnë atë.

17:20- Pamje nga dron nga protesta e opozitës në Tiranë

Më poshtë ju sjellim edhe pamjet me dron të pjesëmarrjes në këtë protestë.

17:11-Boçi në protestë: Prapa blindave të burgut të fusim Edi Ramën

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha sot gjatë fjaës së tij në protestë se shqiptarët e kanë mendjen te ky tubim.

17:05- Rudina Hajdari përlotet në protestë: Ju të gjithë më kujtoni Azemin

sh-deputetja Rudina Hajdari gjatë mesazhit të saj drejtuar qytetarëve në protestë nuk i ka mbajtur lotët teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.

17:00- Protesta/ Mesazhi i Regjisorit Budina: Mosbindje civile deri në fitore

Regjisori Edmond Budina ishte i pari që e mori fjalën në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar. Ai tha para mijëra protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se kjo protestë ishte kundër mafias së pushtetit. Mes të tjera

16:57- Metën bashkohet me Berishën në shesh: Qeveria të mos provokojë

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë takuar ne bulevard dhe janë bërë bashkë të rrethuar nga protestuesit.

16:51- VIDEO- Protesta e opozitës, gomonia shkon drejt Kryeministrisë

Për të simbolizuar ikjen e qytetarëve nga Shqipëria drejt Anglisë me gomone, në protestën e opozitës në Tiranë kanë sjellë një gomone.

Tashmë gomonia është drejtuar për tek Kryeministria.

16:39- Berisha mes protestuesve në Bulevard, simpatizanti i rrëmben një puthje (FOTO)

Kryedemokrati teksa shpqërohej nga dy nënkryetarët e PD-së, Bylykbashi dhe Luçiano Boçi, duke shkuar pranë turmës një simpatizant i ka dalë para dhe e ka puthur në faqe.

16:18- FOTO- Protestuesit “pikturojnë” Ramën: Faleminderit që na qite në dritë

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin para kryeministrisë në Tiranë e dhjetëra të tjerë në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të kryedemokratit, Sali Berisha për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e opozitës.

15:56- Protesta, gomonia me flamur britanik dhe shqiptar “shfaqet” në mes të Tiranës

Protestuesit kanë sjellë një gomone në të cilën ndodhet flamuri shqiptar përkrahë atij të Mbretërisë së Bashkuar duke “simbolizuar” kështu largimin e shqiptarëve drejt gadishullit britanik dhe bujës së madhe mediatike të kohëve të fundit.

15:41PD publikon videon: Mijëra qytetarë i bashkohen protestës, qindra nga Shkodra

Protestës sipas PD po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

15:28Nga masat e policisë, te axhenda e protestës: 20 folës do u drejtohen qytetarëve

Disa minuta na ndajnë nga fillimi i protestës së opozitës në orën 16:00 para kryeministrisë. Policia ka vendosur efektivët e saj në zonën ku do të qëndrojnë pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

14:51-Ora e protestës po afron, Berisha mbërrin në selinë blu

Ndërsa na ndajnë më pak se dy orë nga fillimi i protestës së opozitës përpara kryeministrisë në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.

12:51- FOTO- Protesta e opozitës, tabelat e sinjalistikës “zëvendësohen” me Ramën

Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës që pritet të fillojë në orën 16:00 përpara kryeministrisë, protestuesit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhe. Siç shihet nëpër foto tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

12:20- Pak orë para protestës së opozitës, Berisha dhe Meta mesazhe qytetarëve

Pak orë para protestës kreu i PD, Sali Berisha, teksa ka shpërndarë një video nga protesta e 7 korrikut, iu bën thirrje qytetarëve për bashkim në tubimin e sotëm. Edhe kreu i PL Ilir Meta ka shpërndarë një video të vitit 2017 në të cilën shprehet se ‘Ebola e Shqipërisë është Rilindja’, të cilën e konsideronte si një sëmundje të tmerrshme.

11:16Protesta e opozitës, blindohen dyert e kryeministrisë

Dyert kryesore të kryeministrisë janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar si masë para protestës së opozitës. Po ashtu, një ndër masat e marra është lyerja e shtyllave të ndriçimit me material graso.

/Gazeta Express