EMRAT/ Deputetët e "grupit Alibeaj" që i bashkohen protestës së Berishës - Gazeta Express
string(69) "emrat-deputetet-e-grupit-alibeaj-qe-i-bashkohen-protestes-se-berishes"

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 18:48

EMRAT/ Deputetët e “grupit Alibeaj” që i bashkohen protestës së Berishës

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 18:48

Ndonëse nuk janë të të njëjtit mendim për drejtimin e Partisë Demokratike, deputetët mbështetës të Enkelejd Alibeajt kanë marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Dashnor Sula, Ramadal Lika, Sajmir Korreshi dhe Ervin Salianji janë bërë pjesë e tubimit të opozitës.

Lexo Edhe:

Salianji i pyetur nga Euronews , nëse mbështet Berishën apo Alibeajn u shpreh se ndodhet në protestë, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Nuk është diskutim palësh, këtu është një protestë përtej flamujve partiakë. Ajo që  bashkon çdo demokrat dhe çdo opozitar është beteja me Edi Ramën dhe do jem në çdo protestë që do të jetë kundër qeverisë.

Sa më shumë protesta të ketë, aq më e madhe është mundësia që qeveria të largohet. Ka pafundësisht arsye që mbledhin qytetarët në shesh, nga ato ekonomike, abyzuimet e qeverisë, te dhimbja që jep largimi i të rinjve nga Shqipëria”, theksoi ai.

Dashnor Sula gjithashtu tha se megjithëse ka qasje të ndryshme me Berishën për funksionimin dhe organizimin e Partisë Demokratike, ndodhet në protestë dhe do jetë në çdo protestë kundër kryeministrit, Edi Rama.

“Unë kam qenë në çdo protestë dhe do jem në çdo protestë. Në protestë nuk vihet vetëm për Partinë Demokratike, këtu vijnë të gjithë shqiptarët të cilët janë në një gjendje të vështirë, jam i bindur që protestat do jenë madhështore dhe qeveria do tronditet fort. Absolutisht nuk e mendoj diçka të tillë, shqiptarëve u ka ardhur laku në fyt.

Kazani po zien, por nuk do dëshiroja dhunë. Për çdo demokrat do jemi në protestë. Pavarësisht se kam qasje ndryshe me zotin Berisha për mënyrën si funksionon Partia Demokratike, qëllimi i përbashkët është kundër kësaj qeverie”, theksoi ai.

Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. Deri më tani situata është e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident në protestë. /Gazeta Express