Ndonëse tashmë një ish-banore e “Big Brother Vip”, duket se Vesa Smolica i ndjek me përparësi dinamikat e shtëpisë më të famshme, madje së fundmi nuk ka ngurruar të komentojë specifikisht njërin prej banorëve.
Në një postim në “Instastory”, Vesa reagon e revoltuar ndaj Gracianos i cili sipas saj ka përmendur vazhdimisht për keq emrin e saj brenda në shtëpi, veprimi i cili këngëtares nga Kosova nuk i është dukur aspak me vend.
“Ky Graciano është shumë i obsesionum me mu. Më kanë thënë që kur ishte jashtë vec për mu ka fol (për keq), njëjtë po bën edhe tani sa është aty brenda… Po ec more përmirëso imazhin që e ke idh, meqë hyre edhe njëherë në BIG e mos na bëj tërr e tërr na lër rehat.
P.S paskam qenë faktor i madh në lojën e Bigut ende në gojë m’kanë. Take a life o haver se për veti s’je askund as në jetë personale as publike”, shkruan Vesa në postimin në “Instastory”.