"Pas Enver Hoxhës, Rama armiku më i egër", Berisha: Si 32 vite më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve - Gazeta Express
string(101) "pas-enver-hoxhes-rama-armiku-me-i-eger-berisha-si-32-vite-me-pare-bota-na-sheh-si-njerezit-e-gomoneve"

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 18:32

“Pas Enver Hoxhës, Rama armiku më i egër”, Berisha: Si 32 vite më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 18:32

Kreu i PD Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në protestën e opozitës me çështjen e emigrantëve. Sipas tij bota sot po na sheh si njerëz të gomoneve.

“Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga këta qindra-mijëra djem e vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sot me fuqinë e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës. Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta, përshëndetje vëllazërore dhe mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj në këtë tubim që ju rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.”

Lexo Edhe:

“Ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj si 32 vjet më parë, bota na sheh si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot, pas 32 vjetësh, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën, ka shndërrua liritë e tyre në iluzion, në  votë fiktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet”, theksoi kryedemokrati.

Mesazhi ishte i qartë për kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se e ka vendin në burg. Ai e quajti kryeministrin armikun më të madh të vendit që pas diktatorit Enver Hoxha.

Ky armik i lirisë, i votës suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, asgjë. Ky armik i votës suaj, i lirisë suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gjithë makinerinë e narkoshtetit të tij që t’u rrëmbejë shqiptarëve votën, dinjitetin, shpresën, besimin. Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona . Ai që të merr shpresën, të ka marrë dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin, forcën e pashtreshtershme. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë, është i pashpresë, që humb besimin, që vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e tij, e të parëve, e prindërve të tij, s’do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do të lulëzojnë ëndrrat e fëmijëve të tij. Kjo është Shqipëria sot, gjendja e saj. Ky është njëri aspekt. Edi Rama me votën, me rrëmbimin e saj ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plot. Ndaj ju ftoj nga ky shesh, që të brohorasim; vdekje, vdekje monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shtet, e ke vendin në burg dhe në regjim special. Atje do të çojmë”, tha Berisha.

/Gazeta Express