FOTO- Protesta e opozitës, tabelat e sinjalistikës "zëvendësohen" me Ramën - Gazeta Express
string(70) "foto-protesta-e-opozites-tabelat-e-sinjalistikes-zevendesohen-me-ramen"

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 12:51

FOTO- Protesta e opozitës, tabelat e sinjalistikës “zëvendësohen” me Ramën

Shqiperi

Gazeta Express

12/11/2022 12:51

Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës që pritet të fillojë në orën 16:00 përpara kryeministrisë, protestuesit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhe. Siç shihet nëpër foto tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Teksa pak ore na ndajnë nga kjo protestë, për të cilën dje Sali Berisha u shpreh se do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile, por pa specifikuar detaje, në godinën e Kryeministrisë janë marrë masa.

Lexo Edhe:

Po ashtu Policia e Shtetit njoftoi se pas orës 15:00 do të bllokohen edhe disa akse rrugore.

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova””, njoftoi policia.

/Gazeta Express