La Stampa: Nga 2022 do të vazhdohet vaksinimi vetëm me Pfizer dhe Moderna - Gazeta Express
string(72) "la-stampa-nga-2022-do-te-vazhdohet-vaksinimi-vetem-me-pfizer-dhe-moderna"

La Stampa: Nga 2022 do të vazhdohet vaksinimi vetëm me Pfizer dhe Moderna

Shqiperi

Gazeta Express

14/04/2021 12:28

Pas rastit të vaksinës së AstraZenecas ku për shkak të rasteve që kishin pasur mpiksje të gjakut shumë shtete kërkuan pezullimin e saj duket se edhe vaksina Johnson&Johnson mund të ketë të njëjtin fat.

Shumë vende kanë filluar pezullimin e saj për shkak të raporteve se J&J  ka shkaktuar mpiksje gjaku te disa pacientë në Shtetet e Bashkuara.

Lexo Edhe:

Sipas “La Stampa”, autoritetet shëndetësore italiane synojnë të vazhdojnë vaksinimin me J&J vetëm për shtetasit mbi 60 vjeç.

Gjithashtu, komisioni, në konsultim me qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, synon që nga viti 2022 – dhe pas përfundimit të kontratave me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – të vazhdojë vaksinimin e popullsisë vetëm me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Sipas të dhënave deri më sot, të dy vaksinat  kanë treguar se janë efektive dhe të sigurta, krahasuar me dy vaksinat e tjera dhe Sputnik V, e cila nuk ka marrë ende dritën  jeshile për përdorim në BE, por edhe ReiThera italiane e cila është ende në procesin e zhvillimit dhe kontrollit.