Kosova, dy fitore për kualifikim - Gazeta Express
string(31) "kosova-dy-fitore-per-kualifikim"

Kosova, dy fitore për kualifikim

Basketboll

Moral Pozhegu

12/02/2021 15:00

Basketbollistët e Kosovës shprehen optimistë para ndeshjeve të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023, kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë, të cilat do t’i luajnë më 18 e 20 shkurt

Basketbollistët e Kosovës shprehen optimistë para dueleve të shkurtit.

Lexo Edhe:

“Dardanët” do të luajnë me Luksemburgun më 18 dhe me Sllovakinë më 20 shkurt, në kuadër të fazës parakualifikuese të Botërorit 2023.

Dhe, Verdhekaltërve iu nevojiten dy fitore për të kaluar në fazën kualifikuese.

Basketbollisti Erjon Kastrati thotë se Kosova duhet t’i harrojë humbjet e nëntorit dhe të shikojë përpara.

Ai zotohet se me shokët e skuadrës do të mundohen ta japin maksimumin për ta arritur objektivin, shkruan Gazeta Express.

Basketbollistin e Golden Eagle Yllit e shqetëson fakti se ndeshjet do të luhen pa shikues, por e sheh si përparësi faktin se ndeshjet do të luhen në Prishtinë.

Edhe Drilon Hajrizi pritet ta ndihmojë ekipin në ndeshjet e shkurtit, përkundër një lëndimi të lehtë që e pësoi ditë më parë.

Basketbollisti mitrovicas beson fuqishëm tek ekipi dhe “Dardanët” i sheh në fazën tjetër kualifikuese.

Njëjtë si Kastratit, edhe Hajrizit i mbetet merak që s’do të ketë shikues në palestër.

Mirëpo, basketbollisti i Trepçës thotë se me shokët e skuadrës do të mundohen t’i gëzojnë tifozët kudo që janë ata.

Ekipi kombëtar i Kosovës tash e sa ditë po ushtron në Pallatin e Sportit, ku do t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet parakualifikuese të shkurtit me Luksemburgun dhe me Sllovakinë. /Gazeta Express/